Ylli 21-vjeçar i muzikës pop, Justin Bieber ka postuar në faqen e tij në Instagram një foto ku shihet duke ecur dhe duke mbajtur duart me ish të dashurën Selena Gomez.
Kjo foto ishte realizuar pasi ata morën pjesë në premierën Los Angeles e filmit të saj Hotel Transylvania 2012.
Kjo fotografi u postua një ditë pasi aktorja 23-vjeçare ishte parë bashkë me këngëtarin e One Direction 22 vjeçarin Niall Horan.
“Rikthim i çmendur” shkroi Bieber, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari gjithashtu kishte postuar një foto të ngjashme javën e kaluar.
Bieber dhe Gomez ishin në një lidhje me shumë pauza para se ata të ndaheshin në vitin 2014 dhe më pas bashkuar kohët e fundit për disa orë në fund të nëntorit, gjatë së cilës Bieber kishte kënduar serenata për Gomez në një bar hoteli.
Ata nuk kanë komentuar për gjendjen e marrëdhënies së tyre.
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...