Ja sa është rritur vëllau i Rita Orës (Foto)

18:33 | 18 Nëntor 2016
M. A.

Krahas Rita Orës, gjithmonë qëndron motra e saj Elena.

Ajo nuk i ndahet për as edhe një hap te vetëm duke qenë vazhdimisht përkrah saj në çdo eveniment të rëndësishëm e jo vetëm. Por, në përbërjen e familjes Sahatçiu është edhe vëllai i vogël, Doni, i cili nuk është se ekspozohet shumë në rrjete sociale duke u treguar më i rezervuar në këtë pjesë.

Fotot e Donit i hasim kryesisht në raste të ditëlindjeve, sikur sot kur ai mbush plot 19 vite jetë. Urimet nga prindërit, Besnik e Vera Sahatçiu nuk kanë munguar në Instagram me fotografi që shfaqin Donin së fundmi, të pjekur dhe me ndryshime radikale në stil, komplet ndryshe nga si ekziston imazhi i përgjithshëm për të.

Me vitet që kalojnë, Doni po ndryshon duke u bërë mashkull i rritur. /Prive/

13827474-1746674855658073-3213490588087222272-n_1479490017-4680714 rita-ora-don-ora-kosovarja_1479490019-4234333

Shpërndaje në rrjete sociale