Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Gresa Behluli, ka lansuar projektin e ri muzikor.
Ndonëse në martesë promovoi këngën e re me nënën e saj, Shkurte Fejzën, të titulluar “Nëna përcjell vajzën”, ajo këtë herë ka vendosur të realizojë një këngë dedikuar babait të saj, shkruan portali arbresh.info
Kënga titullohet “Babi jem, babushi jem”, teksti dhe muzika u realizuan nga Ilir Berani, me orkestrim të Miti Geci.
“Kënga “Babi jem, babushi jem” kushtuar babit tim dhe të gjithë baballarëve që i rritën fëmijët me shumë sakrifica dhe në mënyrë të ndershme pavarësisht sfidave që Kosova i kaloj para dhe pas luftes…Shpresoj te ju pelqej”, ka shkruar Gresa në mbishkrimin e videos së publikuar.
Falë projekteve e bashkëpunimeve me të ëmën, këngëtaren Fejza, Gresa ka arritur të bëhet mjaft e pëlqyer nga publiku./arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...