Në një nga koncertet e tij të fundit, artisti i njohur Gjesti dhuroi një nga momentet më të ndjera të karrierës së tij, duke prekur zemrat e publikut.
Gjatë performancës, vëmendja e tij u përqendrua tek një djalë me aftësi të kufizuara, i cili ndodhej në karrocë dhe nuk fliste apo lëvizte.
I prekur thellë nga prania e djaloshit, Gjesti zbriti nga skena, iu afrua me respekt dhe dashuri, e përshëndeti dhe i dhuroi një nga gjërat më personale: varësen që mbante në qafë. “Ndoshta nuk është shumë e shtrenjtë, por është e imja, dhe është për ty”.
Foto: Screenshot/TikTok
Momenti kulmoi me një përqafim të ngrohtë dhe me fjalët plot emocion të artistit: “Zoti të ruajtë”, përpara se të shpërthente në lot, ndërsa publiku e duartrokiste me emocion dhe respekt.
Një gjest i vogël, por me peshë të madhe – që tregoi se muzika shkon përtej skenës dhe se zemra e një artisti ka fuqinë të prekë jetët e të tjerëve. /Telegrafi/
@gjesstii_official Zemra e bardh e Gjestit ??✨♥️#gjesti #fyp #megjestin
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...