Fjolla Morina shijon jetën e natës nën shoqërinë e një mashkulli misterioz

23:29 | 5 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Këngëtarja Fjolla Morina muajin e kaluar u përfol për një lidhje me një djalë 24 vjeçar nga Tirana, por gjithçka më pas u demantua me një shkrim të publikuar në rrjetin social Instagram, ku këngëtarja sqaronte se mes saj dhe djaloshit të apostrofuar ekziston vetëm një miqësi shumë e mirë.

Megjithatë tash e një kohë, ajo ka deklaruar se është beqare dhe e përkushtuar vetëm ndaj vajzave të saj.

Mirëpo disa fotografi të publikuara nga këngëtarja në rrjetet sociale ngritin dyshimet se në jetën e saj tashmë është një tjetër mashkull.

Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat disa imazhe ku shfaqet duke dëfryer me miqtë e saj në diskotekë, teksa në një prej fotografive, vërehet qartë dora e një mashkulli në trupin e këngëtares.

Fjolla nuk ka shkruar asgjë në mbishkrimin e fotografisë, megjithatë vërehet mjaft e buzëqeshur teksa ledhatohet nga dora e personit që ka pranë.

Shpërndaje në rrjete sociale