Shumë prej nesh dëgjojmë histori dashurie dhe themi ‘këto ndodhin vetëm nëpër filma’, pasi që realiteti është shpeshherë më i thjeshtë dhe i zakonshëm, transmeton arbresh.info.
Më poshtë e keni një përzgjedhje filmash për dashurinë e pastër dhe të fortë, të gjithë të bazuar në ngjarje të vërteta./arbresh.info
Betimi (The Vow)

Ky film bazohet në historinë e të sapomartuarve Kim dhe Krickitt Carpenter, të luajtur nga Channing Tatum dhe Rachel McAdams.
Mbretëresha e shkretëtirës (Queen of the Desert)

Mbretëresha e shkretëtirës bazohet në biografinë e shkrimtares dhe udhëtares britanike Gertrude Bell.
Anna dhe Mbreti (Anna and the King)

Ky film është krijuar nga kujtimet e mësueses, udhëtares dhe figurës publike Anna Leonowens.
Jashtë nga Afrika (Out of Africa)

Ky film bazohet në librin autobiografik të shkrimtares daneze Karen Blixen.
Bukuri e rrezikshme (Dangerous Beauty)

Ky film është adaptim i biografisë së një nga vajzave më të bukura në Venedikun e shekull të 16-të, Veronica Franco.
Teoria e gjithçkaje (The Theory of Everything)

Kjo është historia e shkencëtarit të famshëm Stephen Hawking, rënia në dashuri, përballja me sëmundjen dhe vazhdimi i kërkimeve shkencore, përcjell arbresh.info.
Gruaja e padukshme (The Invisible Woman)

Ky film tregon historinë e dashurisë të Charles Dickens, shkrimtarit të famshëm anglez të shekullit të 19-të me Ellen Ternan që ishte vetëm 18-vjeçe dhe ai 45.
Një mendje e bukur (A Beautiful Mind)

Kjo është historia e matematikanit dhe fituesit të Çmimit Nobel John Nash, i cili vuante nga skizofrenia.
Ecja në vijë (Walk the Line)

Storja biografike e këngëtarit me famë të muzikës kantri Johnnny Cash me bashkëshorten e dytë, June Carter.
Maja e dashurisë (The Edge of Love)

Ky film tregon për jetën e poetit Dylan Thomas, i cili edhe pse ishte njeri i martuar, u takua me dashurinë e parë Vera Phillips dhe u dashurua sërish me të.
Jane Austen (Becoming Jane)

Historia e dashurisë së shkrimtares të madhe angleze Jane Austen me avokatin irlandez Thomas Lefroy.
Ha, Lutu, Dashuro (Eat, Pray, Love)

Ky film është adaptimi i romanit autobiografik të Elizabeth Gilbert që tregon se telashe janë mundësi për të ndryshuar jetën e dikujt për të mirë./arbresh.info
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë