Fundviti i kaluar ishte me përplot zhvillime për Elhaida Danin, qoftë në sferën profesionale e edhe në atë private. Gjatë kohës kur triumfoi në Festivalin e Këngës, një postim në Facebook la të kuptohej se ajo edhe ishte fejuar me italianin Francesco Maria Longo.
Pak ditë më pas, ishte vetë këngëtarja që e mohoi një gjë të tillë duke thënë se do t’i tregojë mediave vetë kur një hap i tillë të ndodhë.
Sot, lapsi.al ka raportuar se Elhaida është ndarë nga i fejuari i saj (nëse e ka pasur të tillë) ende pa u mbushur një vit nga ajo që u përfol si fejesë e mundshme. Italiani 35 vjeçar, që në statusin e tij në Facebook kishte bërë të ditur se është i fejuar me Elhaidën, tani figuron të jetë single.
Ndryshe, edhe gjatë “lidhjes” ndoshta për shkak të diferencës në moshë dhe dëshirës së Elhaidës për të qenë jashtë vëmendjes së shtypit rozë, fotot e përbashkëta ishin të pakta.
Pas ndarjes, këngëtarja nga Shkodra mësohet se ka shkuar në Paris, aty ku thuhet se po kërkon një sukses më të madh europian.
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...