Shpati refuzoi të flasë për ish-të dashurën. Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj kanë qenë dikur një nga çiftet më simpatike të showbizz-it shqiptar.
Ata kanë qenë në një lidhje të gjatë bashkë, e cila ka përfunduar rreth 8 vite më parë. Çifti ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, ku janë përfolur për plane serioze por edhe për ndarje disa herë.
Ndonëse të dy kanë vijuar jetën e tyre dhe janë sot të dashuruar dhe në krahë të personave të zemrës, duket se hija e njëri-tjetrit vijon t’i ndjekë.
Shpat Kasapi në “Shiko kush luan” është pyetur nëse ka ndonjë urim për modelen tani që do bëhet nënë. E nëse menduat se tashmë ai i ka lënë pas inatet e të shkuarës dhe mund të japë ndonjë urim të ngohtë, në fakt jo, s’ka ndodhur kështu.
Edhe një herë, këngëtari ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk do fare të flasë për të.
“Unë s’preferoj fare të flasë për të!” – ka thënë Shpati./arbresh.info/
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit