Aktroja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi sot iu është nënshtruar operacionit në një spital të Tiranës, ku sipas familjarëve e miqve të saj, ka përfunduar me sukses operimin për të hequr tumorin në kokë.
Kaona, vajza e madhe e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, ka ripublikuar një fotografi e cila mban mbishkrimin: “E ka kaluar dy herë kancerin. Cila është superfuqia jote?”, shkruan arbresh.info
Më herët ka reaguar edhe i dashuri i saj, Keith Owen Groeneveld, me mbishkrimin: Faleminderit Zot. Operacioni ishte i suksesshëm”.

Lajmin për operimin Matoshi e ka bërë të ditur të hënën, ku edhe ka treguar se i është rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh. /arbresh.info/
Lexo edhe:
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...