Dustin Hoffman është akuzuar për ngacmim seksual kundër një praktikante 17-vjeçare në vitin 1985.
Shkrimtarja Anna Graham Hunter pretendon se aktori, tani 80 vjeç, e ka ngacmuar atë seksualisht gjatë xhirimeve të filmit “Death of a Salesman”, ndërsa ka theksuar se ai ka folur në mënyrë të papërshtatshme mbi seksin me të, transmeton portali arbresh.info

“Ai kërkoi nga unë që t’i bëjë masazh këmbëve të tij, dhe unë e bëra”, tha Hunter për Hollyëood Reporter. “Hapur ai ka flirtuar me mua, më foli për seksin, ndërsa një mëngjes kur shkova në dhomën e tij të veshjes për të marrë mëngjesin, ai më shkoi dhe filloi të më ngacmojë. Më pas më tha, që kërkontë një vezë të zier dhe një klitoris të butë. Ai qeshi, ndërsa unë u mbylla në banjo dhe fillova të qaj”.
“Tani në këtë moshë, e kuptoj mirë se çfarë bëri Dustin Hoffman, sepse ai thjesht u përshtat një modeli më të madh të asaj që kalojnë gratë në Hollyëood dhe kudo”, ka shkruar ajo, shumë vite pas ngjarjes. “Ai ishte një grabitqar, unë isha fëmijë dhe ky gjest është një ngacmim seksual”.
Megjithatë, Hoffman menjëherë ka kërkuar falje dhe ka shtuar se “ka respekt të madh për gratë”. Ai ka shtuar ndjehet keq që e ka vënë shkrimtaren në një pozitë të palakmuar.
Lajmi mbi ngacmimin seksual të aktorit shumë të njohur të dashur për publikun vjen pasi bota e filmit është tronditur nga rrëfimet e shumta të ngacmimeve seksuale./arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë