Pas përfundimit të edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny Hill në Prishtinë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur të pushojë në jugun piktoresk të Shqipërisë.
Sipas burimeve të mediumit Arbresh.info, artistja ndodhet në Kep Merlin, në Ksamil, një nga destinacionet më të njohura të rivierës shqiptare.

Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit
-shkroi Dua në mbishkrimin që shoqëronte foton, duke e quajtur Shqipërinë “shtëpi”.

Vetëm pak ditë më parë, Dua ndezi skenën e Sunny Hill Festival me një performancë energjike, që mblodhi në Prishtinë yje dhe fansa nga e gjithë bota.
E pajisur me shtetësi të Kosovës, Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, Dua Lipa vazhdon të promovojë kulturën dhe bukuritë e vendeve të origjinës përmes prezencës së saj ndërkombëtare dhe projekteve artistike./Arbresh.info
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...