Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Këngëtarja shqiptare është nominuar në tre kategori të çmimeve prestigjioze të “MTV EMA”, “Best New”, “Best Look” dhe “Best UK & IE Act”.
Kjo ka bërë që hitbërësja e këngës “New Rules” të kërkojë edhe ndihmën e fansave anembanë globit.
“Unë jam e nominuar në tre #MTVEMA ‘s!!! Ju mund të më votoni KËTU”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Dua.
Ajo ditë më parë ka fituar çmimin për “Artisten solo më të mirë britanike” në ceremoninë e “BBC Radio 1 Teen Awards 2017”.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.
Theksojmë se “New Rules” po vazhdon të pëlqehet prej fansave, të cilët deri më tani e kanë shikuar mbi 476 milionë herë në YouTube.
https://www.instagram.com/p/Bawl03olZ29/?taken-by=dualipa
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1