Dua Lipa ka prekur majat e sukseseve në industrinë e muzikës ndërkombëtare dhe sukseset e saj po shtohen çdo ditë e më shumë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore po shijon suksesin e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, pa lënë anash albumin e saj debutues që vazhdon të qëndroi në top-listat botërore, shkrun “The Sun” transmeton arbresh.info
Por, viti 2021 duket të ketë qenë veçanërisht frytdhënës për këngëtaren, pasi mediat e huaja raportojnë se Dua i ka fituar afërsisht 2.5 milionë dollarë në muaj. Sipas gazetës “The Sun”, ylli i hitit “Levitating” është shndërruar në një nga artistet më fitimprurëse në industrinë e muzikës, dhe besohet se brenda këtij viti e ka dyfishuar pasurinë e saj.
Dua po arkëton aq shumë para, jo vetëm përmes shitjeve të muzikës sa saj por edhe bashkëpunimeve me kompani dhe marka të mëdha, si uji “Evian”, “Puma” dhe “Yves Saint Laurent”. Por, kontributin më të madh në rritjet e pasurisë e shënojnë turnetë muzikorë të këngëtares.
Dokumentet e financave të Lipës zbuluan se në vitin 2021, këngëtarja i ka fituar rreth 37 milionë dollarë përmes kompanisë së saj që merret me organizimin e turneve, “Dua Lipa Live LLP”.
Ndërkohë, kujtojmë që 26-vjeçarja po përmbyll një vit tejet të suksesshëm, vetëm përgjatë këtij viti ajo fitoi të ardhur prej 55.2 milionë euro. /arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...