Artistja me famë botërore, Dua Lipa do të nisë turneun e saj “Future Nostalgia” muajin e ardhshëm.
Dua tashmë ka nisur përgatitjet përfundimtare dhe disa imazhe që e dëshmojnë këtë ka ndarë së fundmi ajo përmes një postimi në Instagram, shkruan arbresh.info
Bukuroshja shihet e veshur thjeshtë, por me shumë stil teksa qëndron ulur e vetme në një sallë koncertesh.
E veshur me një pallto blu të kombinuar me çantë me po të njëjtën ngjyrë, pantallona të bardhë dhe atletet të kuqe, Dua përfundoj pamjen me një palë syze të zeza.

“!6 ditë!!! Kush po vjen për të parë turneun Future Nostalgia”, ka shkruar Dua.
Turneu i saj “Future Nostalgia” do të fillojë në Miami më 9 shkurt, pothuajse dy vjet më vonë se sa ishte planifikuar, për shkak të pandemisë.
Kështu që fansat padyshim presin gjëra të mëdha kur turneu më në fund të arrijë në Britani më 15 prill. / arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...