Dita Von Teese: Bukuria është vetëm një detaj

06:59 | 7 Dhjetor 2015
Arbresh.info
Një libër i ri zbulon sekretet e bukurisë të modeles amerikane Dita Von Teese. Sensuale dhe shumë femërore, ngelet frymëzim i modeleve të sotshme. Sekreti? Kujdesi ‘manjak’ për lëkurën dhe i kuqi i buzëve. Këshilla e saj për femrat: krijojeni vetë stilin tuaj, në çdo moshë. Ikona e saj e stilit është Bettie Page.
Në moshën 42 vjeçare, Dita von Teese, pseudonim i emrit Heather Renee Sweet, vazhdon të ketë një fizik elastik e të admirueshëm të veshur me stilin e viteve ’50-’60, epoka e saj e preferuar. Fashion ikona e stilit vintage, modelja, striptistja dhe aktorja amerikane, ish e dashura historike e Marilyn Manson, adhuron gjithçka glamour,gjithçka që provokon…Duhet sjellë ndër mend që, sukseset e para, Dita I ka patur që kur ishte adoleshenete! Sot, numëron bashkëpunime të rëndësishme me emrat më në zë të modës si Vivienne Westood apo Jan Paul Gaultier. Është ndërkaq një grua e ndërgjegjshme për kohën e vitet që I kalojnë dhe nuk përpiqet as ta fshehë. “Nuk e kam patur kurrë obsesionin për t’u dukur gjithnjë e re, me çdo kusht”…Me kaq, mjaftohuni dhe mos u obsesiononi pas rudhave që shtohen.

Shpërndaje në rrjete sociale