Dënimi i ushtarëve, reagon Gjebrea: Po ne që këndojmë e kërcejmë këngë greke?

23:05 | 31 Janar 2017
Trina Galanxhi

Prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka reagur live në emisionin “E diela Shqiptare” lidhur me dënimin që Greqia ka dhënë për 7 ushtarët rekrutë që bënë shqiponjën me duar.

7 rekrutët janë dënuar me 60 ditë burg, aq sa është dhe dënimi maksimal që ka ligji grek për ushtrinë.

Gjebrea teksa në sfond kishte një këngë greke tha se “meqë ne dëgjojmë këngë greke, pse ata smund të bëjnë shqiponjën”.

“Po ne që këndojmë e kërcejmë me këngët greke, njerëz le të jetojmë në paqe. Meqë ne dëgjojmë këngët greke, lerini edhe ata të bëjnë shqiponjën”- tha Ardit Gjebrea.

Shpërndaje në rrjete sociale