Tabloidi i famshëm anglez ‘Daily Mail’ ka shkruar një shkrim të gjatë rreth Dua Lipas dhe veprimtarisë së saj.
Në shkrimin me titull “Kush është Dua Lipa?”, jepen detaje nga jeta dhe puna e artistes me prejardhje nga Kosova, transmeton Arbresh.info.
Në radhë të parë përmendet hiti “New Rules” dhe fakti që ajo është bërë femra e parë në historinë britanike e cila është nominuar pesë herë për çmimet “Brit Awards” e ku rrëmbeu dy prej tyre.
Daily Mail më tutje shkruan se Dua ka lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër nga prindër shqiptarë nga Kosova të cilët kanë ikur nga Prishtina në vitet 1990.
Po ashtu tregohet edhe kuptimi i emrit Dua i cili në gjuhën angleze do të thotë “Love”.
Në shkrim po ashtu thuhet se Dua kishte filluar karrierën si këngëtare duke publikuar në YouTube ‘covers’ të këngëtarëve të tjerë si Nelly Furtado dhe Pink, në moshën 14 vjeçare.
Shkrimi po ashtu thekson arritjet e Duas me këngët e saj ndërkohë që shkruan se pasuria e 22 vjeçares është 3 milionë funta./Arbresh.info


Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes