Ç‘farë po sjellin Beyonce dhe Jay Z?

12:22 | 24 Prill 2015
Arbresh.info

Ata janë aq të përkryer si në karrierë ashtu edhe në lidhjen e tyre, e që padyshim janë çifti më i dashurë i Hollywood-it.

Bëhet fjalë për mbretëreshën e muzikës botërore Beyonce dhe bashkëshortin e saj reperin po ashtu të njohur për të gjithë, Jay Z.

Dyshja në fjalë kanë shumë hite së bashku, por siç duket kjo nuk mjafton.
Vjeshtën e kaluar u fol se Beyonce dhe Jay Z do ta realizojnë një album së bashku, e kjo gjë tashmë është e pashmangshme.

Sipas burimeve të sigurta projekti i përbashkët është afër përfundimit dhe do të lansohet në një të ardhme të afërt.

Duke pasur parasysh se sa shumë fansa kanë Beyonce edhe Jay Z , mund të merret me mend suksesi i jashtëzakonshëm që do të ketë albumi në çift.

Nuk thonë kot se bashkimi bën fuqinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale