Bella Hadid, një nga modelet më atraktive në botë!

10:53 | 12 Dhjetor 2019
A Z

Bella Hadid është një modele jashtëzakonisht e suksesshme në fushën ku vepron.

Por duket se përpos aftësive që ka para kamerës, Bella ka aftësi edhe prapa saj, transmeton Indeksonline.

Modelja, 23 vjeçare publikoi disa fotografi ku shihet duke drejtuar një aparat fotografik, ndërsa ishte e veshur me një pallto të gjatë.

Ajo edhe në këtë paraqitje ka dëshmuar se vazhdon të jetë një nga modelet më të atraktive dhe më të kërkuara në fushën e modës.

Kujtojmë që ajo është motra e Gigi Hadid dhe Anwar Hadid i cili është i dashuri i Dua Lipas.

Shpërndaje në rrjete sociale