Sonte (e enjte) zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Kosovës dhe Çekisë.
Kjo ndeshje ka ngjallur shumë interesim te të gjithë shqiptarët, të cilët shpresojnë që Kosova të shënojë rezultat sa më të mirë për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.
Për të ndjekur nga afër këtë ndeshje në Çeki, ka shkuar edhe këngëtari i njohur i estradës, Ardian Bujupi.
https://www.facebook.com/180099715689705/videos/455549445147309/?t=1
Madje ky i fundit, përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ka falënderuar publikisht futbollistin e njohur të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicën, që ia mundësoi sigurimin e biletës për në këtë ndeshje.
Ndërkohë, i njëjti ka publikuar edhe disa imazhe tjera, ku shihet teksa bëhet gati për të shkuar në stadium.
Në një nga fotografitë, Bujupi ka shfaqur veturën e tij, mbi të cilën ka vënë flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar. /Telegrafi/

Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër