Dr. Anthony Fauci lavdëroi Brad Pittin për imitimin që ia bëri në “Saturday Night Live”.
Ai i është përgjigjur me fjalë të mira portretizimit që Brad Pitt ia bëri në Saturday Night Live, shkruan DailyMail transmeton portali arbresh.info
Eksperti më i lartë i sëmundjes infektive në qeverinë federale u imitua nga Pitt në fundjavë në një paraqitje befasuese.
Vetëm dy ditë më vonë Fauci tha që ylli i Hollivudit ‘bëri një punë të shkëlqyeshme’ gjatë hapjes së edicionit më të fundit të SNL-së në shtëpi.
Fauci kreu një intervistë me video me Un Nuevo Dia, ku kryesisht u pyet për përhapjen e COVID-19, por ai gjithashtu shtoi se Pitt ishte një nga aktorët e tij të preferuar.
79-vjeçari me shaka i tha CNN-it në një intervistë në fillim të këtij muaji se do të dëshironte që Brad Pitt ta luante atë në një skicë në Saturday Night Live, dhe SNL e bëri atë të ndodhte.
“Unë mendoj se ai e bëri shkëlqyeshëm. Dua të them, unë jam një fans i madh i Brad Pitt dhe kjo është arsyeja pse kur njerëzit më pyesin se kush do të doja të më imitonte unë përmend Brad Pitt”, filloi Fauci.
“Ai është një nga aktorët e mi të preferuar. Unë mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme, ‘shtoi doktori.
Pitt u shfaq papritur në SNL, ku të gjithë anëtarët e kastit dhe të ftuarit specialë po shfaqeshin live nga shtëpitë e tyre. / arbresh.info/

Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...