Përkundër periudhës së vështirë që po kalon Angelia Jolie, pas divorcit nga Brad Pitt, ajo nuk ka hequr dorë nga dashuria që ka për fëmijët.
Sipas mediave amerikane, aktorja Angelina Jolie gjithmonë ka dashur të adoptojë edhe një fëmijë, por ish-burri i saj Brad Pitt ka qenë kundër, transmeton portali arbresh.info.
Burimet pranë aktores kanë theksuar se ‘Angelina do të realizojë dëshirën e saj dhe do të adoptojë edhe një fëmijë’.
I njejti burim ka theksuar se Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha në lidhje me adoptimin e një fëmijë tjetër, pasi Pitt ka konsideruar se familja e tyre është e kompletuar.
Angelina Jolie është nënë e tre fëmijëve të adoptuar, ndërsa gjatë martesës me Brad Pitt ajo solli në jetë tre fëmijë tjerë, vajzën Shiloh dhe binjakët Knox dhe Viviane./Arbresh.info
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje