Adriana ka diçka për të thënë pas komenteve të shumta që ka pranuar për lidhjen e re.
Aktorja Adriana Matoshi ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me futbollistin, Keith Groenveld, shkruan lajmi.net.
Groenveld është i lindur në Afrikën e Jugut, ndërsa u rrit në Belgjikë dhe filloi qysh i ri karrierën në futboll.
Ai po ashtu ka qenë futbollist i Feronikelit, kurse është aktiv edhe në muzikë, ditë më parë publikoi këngën “Black and White”.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Keith u dashurua me Adrianën dhe tani janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Pak orë pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë, Adriana mori komente të shumta, ndërsa reagoi me anë të një postimi, ku thotë se dashuria e bën të lumtur dhe nuk e bën as njeri më të mirë e as më të keq.
“Dashnia edhe lidhja mu nuk m’bon as njeri ma t’mire as ma t’keq. Dashnia veç munet me m’bo ma t’lumtun!”, ka shkruar ajo.
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...