Flori Mumajesi ka qenë shumë i komentuar së fundmi me fitoren në “Kënga Magjike”, por edhe për jetën private pasi po përflitet se kantautori është në një lidhje me Kejsi Tolën.
Shkak u bënë veprimet e fundit mes tyre dhe dedikimet në rrjete sociale. Flori pak ditë më parë në një postim kishte shkëputur një pjesë nga teksti i këngës së Kejsit dhe kishte postuar pikërisht momentin kur ata shfaqeshin me duart e bashkuara. Edhe afrimiteti i dyshes në “Post Kënga Magjike” u komentua shumë pasi Flori dhe Kejsi shfaqeshin duke u përqafuar teksa kantautori bënte edhe gjeste romantike.
Dyshimet për një lidhje të mundshme i ka shtuar sot edhe më shumë Flori me veprimin e tij të fundit. Kantautori ka postuar një foto të Kejsit dhe e ka shoqëruar me një zemër. Megjithatë ku ka zë, s’është pa gjë!
Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Ag...
Mediat zvicerane raportojnë për mërgimtarin që tejkaloi rrez...
Turqia prezanton snajperin e ri, kryediplomati turk e teston
Ankohet qytetari: Për një market të vogël muajin e kaluar pa...
Instruktorët e FSK-së ndihmojnë në trajnimin e pjesëtarëve t...
IKSHPK tregon rezultatet e analizave të ujit në pishinën e G...