Mark Dybul: Mund ta mundim HIV-AIDS

00:09 | 29 Qershor 2016
Arbresh.info

Mark Dybul, drejtor i Fondit Global, rrjeti botëror i ngritur për t’u dhënë fund sëmundjeve të HIV-AIDS dhe tuberkulozit ka dhënë shpresë duke thënë se, “mund t’i ndalim epidemitë e HIV-it, tuberkulozit dhe malaries në të gjithë botën brenda vitit 2030”:

Brenda 2020-ës do të mund të eliminojmë malarien në 21 vende. Por, nëse nuk ndërhyhet në kohë ekziston rreziku i rezistencës ndaj ilaçeve. Kjo ndodh kur mjekimet ndërpriten papritur, ose nëse nuk jepen dozat e duhura.

Këto sëmundje vazhdojnë të vrasin, sidomos në Afrikë ku përbëjnë shkakun e parë të vdekjeve në radhët e popullsisë në moshë të re dhe mes grave në moshën e riprodhimit”.

Shpërndaje në rrjete sociale