Oda e mjekëve të Kosovë ka njoftuar se është ndarë nga jeta gjinekologu Dr. Zuljćefir Jonuzi.
“Ndahet nga jeta Dr. Zuljćefir Jonuzi, 07.11.1955- 09.12.2022.
Dr. Jonuzi me prejardhje nga fshati Rapçë, Dragash ishte specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës.
Në vitin 1980 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në vitin 1903, në Fakultetin e Mjekësisë, në Beograd.
Dr. Jonuzi i shërbeu qytetarëve si mjek i përgjithshëm në Dragash, deri në vitin 1988 e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit si specialist i Gjinekologjisë dhe Obestrikës deri në pensionimin e tij.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...