Konsumimi i salmonit, sardinave dhe peshkut në përgjithësi ju ndihmon personave të vjetër që të kenë shikim më të mirë.
Një kemikate e gjetur në vajin e peshkut nxit mbijetesën e përditshme të qelizave kritike për mbrojtjen e shikimit, sidomos te moshat më të vjetra, shkruan express.co.uk, transmeton portali arbresh.info
Zbulimi mund të dërgojë në trajtime të reja për një sërë sëmundjesh degjenereuese të retinës.
Tradicionalisht karrota njihet si ushqim që mbron sytë, për shkak se përmban sasi të kondiserueshme të vitaminës A. Megjithatë, disa shkencëtarë mendojnë se kjo është një mit.
Një ekip studiuesisht nga Shtetet e Bashkuara kanë gjetur se vaji i peshkut parandalon vdekjen e qelizave të retinës.
Profesori Nicloas Bazan nga Universiteti Shtetëror i Luzianës, tha se studimi mbështet konceptin e propozuar që DHA dhe docosanoidet, molekulat e bëra në tru në fillimin e lëndimeve ose sëmundjeve, janë përgjegjës për aktivizimin e mekanizmave të qëndrueshëm qelizor që krijojnë mbrojtje afatgjate./arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...