Nëntëdhjetë minuta ushtrime të moderuara menjëherë pas vaksinimit kundër gripit ose koronavirusit, mund të rrisin reagimin e antitrupave, zbulon një studim i ri.
Shkencëtarët nga Universiteti i Iowa, kanë studiuar efektin e 90 minutave të ecjes në natyrë, vrapimit ose ushtrimeve tjera aerobike pas dy llojeve të ndryshme të vaksinave të gripit ose Pfizer-BioNtech mund të ndihmojnë në rritjen e antitrupave, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit i caktuan një grupi që të bënte 90 minuta stërvitje direkt pas imunizimit dhe një grupi tjetër për të shmangur stërvitjen dhe për të ndjekur rutinën e tyre të përditshme.
Ata gjetën se grupi i parë kishte përgjigjje të rritjes së antitrupave gjatë katër javëve në vijim.
Gjatë 90 minutave të stërvitjes, studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të fokusoheshin në ruajtjen e një ritmi që mbante rrahjet e tyre të zemrës rreth 120 deri në 140 rrahje në minutë.
Vaksinat e gripit dhe ato kundër Covid-19 ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar, duke përfshirë antitrupat, të cilët janë linja e mbrojtjes “të kërkimit dhe shkatërrimit” të trupit kundër diçkaje të huaj, siç janë viruset, bakteret, kërpudhat dhe parazitët, thanë studiuesit.
“Rezultatet tona paraprake janë të parat që tregojnë se një kohë specifike mund të përmirësojë reagimin e antitrupave të trupit ndaj vaksinës Pfizer-BioNtech COVID-19 dhe dy vaksinave për gripin,” tha autori i studimit, Marian Kohut.
Kohut tha se stërvitja mund të përfitojë sistemin imunitar, sepse rrit rrjedhjen e gjakut dhe limfave./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim