Sipas një studimi të bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) risku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet edhe më shumë tek femrat që pjesën më të madhe të sasisë ditore të kalorive e marrin në orët e vona (pas 18.00), transmeton arbresh.info
Universiteti “Columbia” në Nju-Jork ka bërë për një vit një studim në lidhje me shëndetin e zemrës mbi 112 femra me një moshë mesatare 33 vjeç, raporton revista “Science Daily”.
Nga studimi në fjalë doli se femrat që pjesën më të madhe të sasisë së kalorive që ato kanë nevojë gjatë ditës e kishin marrë pas orës 18.00, ato kishin pasur më shumë probleme me zemrën më krahasim me të tjerat.
Një konkluzion tjetër që doli nga ky studim është se kaloritë e tepërta që merren në mbrëmje shkaktojnë rritje të indeksit të masës trupore dhe të presionit të lartë të gjakut.
Përfundimet e studimit do të paraqiten në takimin e Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë që do të mbahet në Filadelfia në datat 16-18 nëntor./arbresh.info/
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...