Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë është e ndërlidhur me 34 për qind rrezik më të lartë të autizmit te bebja.
Zbulimet e publikuara në revistën profesionale ‘Molecular Psychiatry’kanë analizuar të dhënat e 95,754 fëmijëve të lindur në Norvegji mes viteve 1999 dhe 2009, transmeton Telegrafi.
Ekspertët e Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork sugjerojnë se rreziku i autizmit është deri në 40 për qind më i lartë te fëmijët nëse nëna ka pasur temperaturë të lartë gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë.
Ndërsa nënat të cilat kanë pasur të paktën tri herë rritje të temperaturës pas javës së 12’të të shtatzënisë, rreziku i autizmit te bebja ka qenë për 300 për qind.
Përndryshe, autizmi i referohet një sërë problemesh që karakterizohen me probleme të aftësive sociale, sjelljeve të përsëritshme, problemeve me komunikim, e gjithashtu autizmi karakterizohet edhe me fuqi dhe ndryshime unike.
Shenjat e para të autizmit priren të shfaqen mes moshës 2 dhe 3 vjet. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit