Shkencëtarët kanë identifikuar antitrupa që synojnë pjesë të pandryshuara të koronavirusit, i cili ka vazhduar të ndryshojë dhe të evulojë.
Zbulimi përfaqëson një ndryshim që mund të dërgojë në trajtime të reja që synojnë neutralizimin e variantit Omicon dhe varianteve tjera të mundshme, transmeton portal arbresh.info
“Identifikimi i antitrupave të tillë “neutralizues gjerësisht” ndaj proteinës së spikes korona, të cilat ndihmojnë virusin të hyjë në qelizat njerëzore, mund të ndihmojë në krijimin e vaksinave dhe antitrupave më të mirë që do të jenë më efektivë, jo vetëm kundër Omicron, por edhe kundër varianteve tjera”, tha David Uesler, nga Universiteti i Uashingtonit.
“Ky zbulim na tregon se duke u fokusuar në antitrupat që synojnë vende specifike, ne mund të gjejmë një mënyrë për të kapërcyer evolucionin e vazhdueshëm të koronavirusit”, tha ai, raporton The Independent.
Deri me tani studimet kanë treguar se Omicron ka 37 mutacione në proteinën e spikës, gjë që spjegon pjesërisht se pse ai ka arritur të përhapet dhe të infektojë edhe njerëzit që janë vaksinuar.
Shkencëtarët theksojnë se Omicron ka gjasa të riinfektojë edhe njerëzit që e kanë kaluar koronavirusin./arbresh.info/
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...