Alarm në Danimarkë për një mutacion të koronavirusit. Transmetohet nga vizoni, një kafshë e së njëjtës familje me lundrën, nuse lalën, qelbësin, dhe përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për njeriun, pasi edhe vaksina që është në fazën përfundimtare, nuk do të ishte efikase aspak ndaj mutacionit.
Si rrjedhojë, qeveria daneze ka marrë vendim që të vriten 17 milionë ekzemplarët që ndodhen në vend, për të ulur risqet e përhapjes. Mirëpo, sipas mediave vendase, tashmë janë regjistruar 12 persona të infektuar dhe 270 ferma për mbarështimin e tyre janë të infektuara.
Ky lloj problem u shfaq për herë të parë në Danimarkë edhe në Tetor, dhe qeveria vendosi të vriste ne dhoma me gaz 1.5 milionë kafshë.
Kjo kafshë rritet nga njeriu, pasi përdoret në industrinë e modës për peliçet luksoze.
Danimarka është një ndër eksportuesit kryesorë në botë për peliçet e vizonit, dhe çdo vit prodhohen rreth 17 milionë të tilla. Kompania Kopenhagen Fur e vetme mbulon 40% të kërkesës botërore për peliçe.
Sipas parashikimeve të qeverisë së Danimarkës që do të rimbursojë fermerët, vrasja e rreth 15 milionë vizonëve do të ketë një impakt prej 5 miliardë corona, rreth 671 milionë Euro./tvklan/
“Mos se fillojnë ndjenjat”, Ludo ngacmon Elijonën dhe Klodin
Macron: Franca po punon për rifillimin e dialogut me Putin
Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje...
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve