Sipas fjalëve të drejtorit të Shëndetit Publik të Vorcheshterit, Michael Hirsch, spitalet kanë filluar të zbulojnë simptomën e re te personat të cilët janë testuar pozitivisht me coronavirus
– Atë që kemi vërejtur është që pacientët tanë nuk vijnë me aq shumë probleme respiratore, por me probleme me stomakun – ka thënë Hirch.
Siç shpjegon drejtori i Shëndetit publik, dhembja në stomak është rezultat te pacientët te të cilët zhvillohet pneumonia në skajin e poshtëm të mushkërive.

Nëse skajet e poshtme përflaken, irritimi në diafragmë shkakton dhembje në stomak.
– Sa më shumë që do ta njohim këtë sëmundje do t’i shohim edhe manifestimet e saj të cilat nuk i përgjigjen pasqyrës klasike të kollës së thatë dhe temperaturës – shton Hirsch.
– Pikërisht do t’i shohim manifestimet e tjera – thotë Hirsch dhe shton që shumica e pacientëve të cilët kanë pasur dhembje në stomak nuk kanë pasur fare simptoma respiratore.
Kryesisht pacientët e moshës së re kanë pasur dhembje në stomak, ndërsa ata të moshuar kanë pasur simptoma respiratore.
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...
A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve...
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...