Bashkimi Europian ridimensionon rrezikshmërinë e vajit të palmës.
Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) ka vendosur të rrisë sasinë e lejuar për konsum ditor, nga 0.8 në 2 mikrogramë për kg të peshës trupore.
Sipas ekspertëve, kjo sasi e konsumit nuk përbën rrezik për pjesën më të madhe të konsumatorëve, nëse merret nëpërmjet ushqimeve.
Por ekziston një rrezik potencial për shfaqjen e problemeve shëndetësore për konsumatorët e vegjël. Në fakt të porsalindurit, që ushqehen me qumësht artificial, mund të kalojnë pak kufirin e sigurisë së konsumit.
Ndërkohë që sipas vlerësimit të fundit të EFSA, i kryer në vitin 2016, përsa i përket një grup acidesh në përbërje të vajrave që përdoren gjatë përpunimit të ushqimeve, rezulton i dëmshëm. Grupi i substancave GE etiketohej si i rrezikshëm për shëndetin publik, pasi janë toksike ndaj geneve, pra dëmtojnë ADN-në dhe janë kancerogjene.
Aktualisht për këtë grup substancash nuk është konkluduar ende rezultati i fundit e për rrjedhojë as legjislacioni i ri, që duket se do të ketë në vëmendje reduktimin e nivelit të substancave GE në vajrat vegjetale, që përdoren në përpunimin e ushqimeve. /Klan Plus/
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...