Një studim i Universitetit të Suonsit në Uells ka treguar se konsumi i shumë ushqimeve të “fast food”-it rrit rrezikun e prekjes nga kanceri te njeriu, pasi këto ushqime dëmtojnë qelizat e gjakut.
Gjithashtu, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm antioksidantë, të cilët gjenden në fruta e perime, prodhojnë rruaza të kuqe gjaku të dëmtuara. Këto rruaza mbajnë oksigjen dhe e çojnë nga mushkëritë në indet e organizmit, duke hequr mbetjet e dioksidit të karbonit. Pra, janë një pjesë thelbësore e mirëqenies së njeriut.
Studiuesit uellsianë thonë se mënyra e jetesës në përgjithësi dhe dieta në veçanti është e lidhur ngushtë me shëndetin e qelizave. Sipas tyre, nëse ushqehemi keq, gjithçka do të reflektohet shumë shpejt në gjendjen e rruazave të gjakut.
Një person i shëndetshëm nuk duhet të ketë më shumë se 3-5 rruaza gjaku të dëmtuara për një milion. Personat që nuk hanë fruta e perime kanë 10 rruaza gjaku të dëmtuara, kështu që rreziku është trefish më i madh./arbresh.info/
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...