Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur sot se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri. Kreu i qeverisë në një konferencë me fokus ekonominë, tha se do të arrihet që Shqipëria të ketë një kontratë për marrjen e një sasie të madhe dozash vaksine.
“Unë jam me mish dhe me shpirt i angazhuar së bashku me miqtë e mi. Edhe ne presim të hyjmë në fazën finale të vaksinimit, faza që e zmbraps përfundimisht këtë virus.
Me Pfizer siguruam kontratën jashtë radhe, në një kohë që shumë vende të rajonit nuk e kanë, ashtu do arrijmë brenda javës së dytë të marsit të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha dhe shumë shpejt nis vaksinimi masiv, është çështje kohe. Kohë e shkurtër, jo e gjatë. Jemi shumë afër, Më vjen keq që s’po e them fjalën e fundit, por me zor po pres”, u shpreh Rama
Rama tha se vaksinimi është arma e vetme për të shkëputur zinxhirin e infektimeve dhe se shumë shpejt Shqipëria do të jetë një vend pa COVID-19./tvklan/
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...