Kikirikët janë një ushqim i shpejtë, që jo vetëm ju ndihmojnë të kaloni kohën, por edhe të ofrojnë shumë ushqyes të shëndetshëm.
Ata janë të pasur me vitamina dhe minerale, ndaj përfitimet e konsumit të tyre vështirë të injorohen.
Për fat të mirë, kikirikët mund të konsumohen në mënyra të ndryshme dhe vështirë të mërzitesh me to, edhe nëse i konsumon çdo ditë.
Sipas studimeve, të cilave u referohet AgroWeb.org, kikirikët duhen përfshirë rregullisht në ushqimin tuaj, për t’ju mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët e Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se pas çdo vakti, niveli i lipideve dhe triglicerideve në gjak është shumë i lartë
Një gjë e tillë, shkakton sëmundje kardiovaskulare.
Sipas shkencëtarëve, njerëzit që konsumojnë një grusht kikirikë pas një vakti pësojnë një rënie prej 32 përqind të triglicerideve.
Shkencëtarët shpjegojnë se pas ngrënies, arteriet tendosen.
Tendosja në fjalë ul elasticitetin e arterieve ndërkohë që trigliceridet pushtojnë enët e gjakut.
Kikirikët kanë aftësinë të parandalojnë këtë gjë dhe të ruajnë elasticitetin e arterieve.
Tendosja e vazhdueshme e arterieve që ndodh më shpesh gjatë ngrënies së ushqimeve të pasura me yndyrë, është shumë e dëmshme.
Ajo kufizon fluksin e gjakut në organizëm dhe e detyron zemrën të punojë më fort.
Kështu me kalimin e kohës, rritet rreziku i problemeve kardiovaskulare.
Fakte Interesante Për Kikirikët
Kikirikët njihen si arrorë, por në të vërtetë janë bishtajore dhe bëjnë pjesë në të njëjtën familje botanike me fasulet dhe bizelet.
Kikirikët praktikisht janë fara të ngrënshme të mbuluara.
Të pasur me Vitaminë B5
Vitamina B5 bën një punë të mrekullueshme në mbrojtjen e funksioneve të zemrës.
Ajo rregullon nivelin e kolesterolit dhe mban nën kontroll tensionin e gjakut.
Vitamina B5 sintetizon shumë përbërës organikë të rëndësishëm për trupin e njeriut.
Ajo është e rëndësishme për formimin e yndyrnave, proteinave, karbohidrateve, amino acideve dhe antibiotikëve. Kjo vitaminë stimulon gjithashtu hormonet e veshkave.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...