“Lëndimet janë kryesisht nga rrëshqitjet në borë apo në akull. Kanë qenë lëndime të ekstremiteteve të poshtme dhe të epërme. Po ashtu dominojnë edhe sëmundjet e sistemit kardiovaskular. Klinika Emergjente ka ngritur gatishmërinë që të ofrojë kujdesë emergjent mjekësor, dhe pacientët na informojnë se rrugët e pa pastruara,” është shprehur Lenjani për arbresh.info.

Ai këshillon që personat e moshuar, ata me probleme kardiovaskulare mos të dalin jashtë.
“Nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 11:00 fare mos të dalin jashtë përshkak se rrugët janë të papastruara dhe mund të vetëaksidentohen. Personat me probleme kardiake mund të shkaktojnë probleme serioze në shfaqjen e simptomave të përsëritura. Qytetarët para timonit të jenë të kujdesshëm për t’i ikur lëndimeve të mundshme,” deklaroi Lenjani.

Ai bënë të ditur se janë të angazhuar katër mjek të emergjencës, dy rezidentë, tre kardiolog dhe në përgjithësi mund të arrijë numri i të angazhuarve në mbi 30 mjekë.
Sipas statistikave 35 pacientë kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në dhomën e reanimimit, 44 persona i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.

Gjatë kësaj kohe, kishte edhe 67 raste internistike dhe 27 ortopedike. Si pasojë e aksidenteve në trafik, 8 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Për trajtim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së janë pranuar 34 pacientë./arbresh.info/

Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...