Irena Tabain nga Instituti Kombëtar Kroat i Shëndetit Publik ka theksuar se mbajtja e maskës mund të ketë lënë gjurmë në imunitetin tonë, pasi ka dobësuar mundësinë që sistemi imunitar të përballoje kontaktin me viruset tjera.
Sipas saj, ftohjet në të ardhmen do të përballohen më me vështirësi, transmeton portal arbresh.info
“Ndërsa mbajmë maska, nuk acarojmë sistemin tonë imunitar dhe nuk kujtojmë se duhet aktivizuar dhe mbajtur një lloj fitnesi imunitar”, tha virologia Irena Tabain, ndërsa ka shtuar se një situatë e tillë nuk duhet të zgjasë shumë.
“Kështu, infeksionet të cilat deri me tani i kaluar në këmbë, mund të na sjellin komplikime në të ardhmen”, shtoi ajo.
Mbajtja e maskës u bë e obligueshme në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, megjithatë, me zbulimin e vaksinave dhe marrjen e dozave përforcuese, një pjesë e vendeve të Europës kanë filluar që të lirojnë masat, duke përfshirë edhe mbajtjen e maskës./arbresh.info/
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates