Ka mijëra gra dhe burra në të gjithë botën që janë të përfshirë në dieta të ndryshme për shkak të mbipeshës.
Dieta e llojit të gjakut, dieta vegane, dieta 3-orëshe, dieta e OKB-së dhe dieta e Atkins janë vetëm disa nga dietat e njohura që praktikohen sot, ndërsa dihet se mënyra më e mirë është që të përshpejtohet metabolizmi, transmeton portali arbresh.info
Rezulton se ushtrimet që përfshijnë forcën dhe stërvitjen kardio janë mënyra më e thjeshtë për të shpejtuar metabolizmin. Për më tepër, konsumi i çajit dhe kafesë ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit.
Në rast se nuk jeni të dhënë pas aktivitetit fizik, çajit apo kafesë, nuk duhet të zhgënjeheni sepse mund të përfshini edhe erëza të caktuara në ushqimet tuaja.
Një studim shkencor i kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Iran u përqëndrua në përcaktimin e efekteve të përdorimit të erëzave të caktuara që zakonisht lidhen me humbjen e peshës.
Të gjithë pjesëmarrësit ndoqën një plan të veçantë diete për 90 ditë. Përveç kësaj, të gjithë konsumuan ushqim rreptësisht të shëndetshëm dhe kanë marrë deri në 500 kalori në ditë. Dallimi i vetëm ishte se një grup ka konsumuar rreth tre gram qimnon (pluhur) çdo ditë. Ata përdorën qimnon në kos (140 gram kos të përzier me tre gram qimnon). Grupi tjetër i grave ka marrë kos pa qimnon.
Studimi gjeti se gratë që konsumuan këtë lloj erëze treguan sukses në humbjen e peshës, në krahasim me gratë që nuk e konsumuan. Gratë që përdorën qimnon humbën pothuajse 15% më shumë yndyrë në krahasim me grupin tjetër.
Një nga arsyet kryesore se pse kjo erëz ekzotike është kaq efikase në përshpejtimin e metabolizmit është fakti se ajo është e ngarkuar me filosterole.
Kjo përbërje ka aftësine të bllokojë procesin e ruajtjes së kolesterolit në trup. Kjo është arsyeja pse mund të përshpejtojë metabolizmin. Nëse dëshironi të humbni peshë shpejt, mund të mbështeteni te kjo erëz./arbresh.info/
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju