Njëri ndër recetat më të vjetra kundër menstruacioneve të dhembshme, por edhe kundër problemeve të tjera të pakëndshme si probleme të tretjes, artritit dhe qarkullimit të keq të gjakut, janë kompresat me vaj ricini.
Kompresat nga vaji i ricinit kundër menstruacioneve të dhembshme.
Ju nevojiten
– vaj ricini
– termofori
– një peshqir i hollë apo një leckë pambuku
Procedura:
Lyeni me vaj ricini pjesën e poshtme të shpinës (zonën e stomakut dhe të vezoreve) me shtresë të trashë.
Shtrijuni në stomak, dhe pjesën e lyer të shpinës mbulojeni me peshqir të hollë apo me leckë pambuku.
Termoforin e ngrohtë vendoseni mbi peshqir dhe lëreni të veprojë 15-20 minuta.
Hiqeni termoforin nga shpina, dhe, sipas nevojës, lëreni peshqirin që lëkura ta thithë pothuajse tërë vajin.>Këshilla:– Kompresën vendoseni ekskluzivisht shpinë, sepse ngrohtësia nga termofori mund të jetë tepër agresive për vezoret.– Vajin mund ta lyeni edhe në stomak, mirëpo atëherë stomakun ngroheni vetëm me peshqir apo me batanije, pa termofor dhe lëreni të veprojë 30 deri 45 minuta.– Nëse mendoni që termoforin megjithatë ta vendosni në stomak, ai nuk bën të jetë tepër i ngrohtë, por vetëm pak i vakët
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK