Ajri tepër i thatë irriton rrugët e frymëmarrjes dhe rrit rrezikun për përflakje, ndërsa lagështia e tepërt mund të çojë në frymëmarrje të vështirësuar
Lagështia optimale e ajrit në temperaturën prej 20 gradësh Celsius është prej 30 deri në 50 për qind, ndërsa në dhomat e gjumit rekomandohet ngrohtësia prej 18 gradësh dhe lagështia optimale nga 40 deri në 60 për qind.
Kur kushtet e ambientit të jashtëm janë të përshtatshme, mukoza e organeve të frymëmarrjes tajit normalisht dhe lëviz natyrshëm grimcat e huaja nga dalja, prej nga nxirren jashtë me teshtitje apo kollitje.
Mirëpo, kur ajri është i thatë, mukoza thahet dhe dendësohet, çrregullohet mekanizmi mbrojtës, andaj grimcat e dëmshme, alergjenët apo mikroorganizmat munden më lehtë të arrijnë deri te pjesët e poshtme të traktit respirator dhe të shkaktojnë reaksione alergjike, irritime dhe ndotje të ajrit apo infeksione.
Ajri tepër i lagësht mund të çojë deri te bronkospazma dhe frymëmarrja e vështirësuar.
Pos çrregullimeve të frymëmarrjes, lagështia e tepërt shkakton edhe shfaqjen e mykut në mure, gjë që paraqet rrezik të veçantë.
Myku është alergjen i fuqishëm i cili përkeqëson simptomat e astmës bronkiale.
Në vendbanimet me lagështi mund të shumohen si bakteret ashtu edhe disa lloje kërpudhash të cilat mund të çojnë deri te përflakjet, të cilat nuk është e lehtë të diagnostikohen dhe vetvetiu edhe të shërohen.
Për t’u rregulluar drejt lagështia e ajrit, është me rëndësi ajrosja e rregullt. Edhe gjatë vjeshtës, edhe gjatë dimrit është e nevojshme që të ajrosen hapësirat, herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje.
Gjatë ditës është më i lartë përqendrimi i ndotjes së ajrit, prandaj rekomandohen terminët e ajrosjes në mëngjes dhe në mbrëmje. /Telegrafi/
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...