Kujdes! Këto ushqime krijojnë rrudha të parakohshme

23:57 | 2 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Pamja është një ndër gjërat më të vyera në botë dhe për këtë gjë mundohemi të kujdesemi për të duke u ushqyer sa më shëndetshëm. Por janë disa ushqime të cilat ndikojnë keq në shfaqjen e parakohshme të rrudhave.

Disa ushqime kanë shumë “yndyrë të avancuar” në përmbajtjen e tyre, gjë e cila ndikon në plakjen e shpejt të lëkurës.

Sigurisht që në përditshmëri është e pamundur që këto ushqime të eliminohen tërësisht, por është e munduar që ato të konsumohen sa më pak, duke u zëvendësuar me ushqime që e pasurojnë me vitamina lëkurën dhe e mbajnë atë të freskët, siç janë peshku, frutat e freskëta dhe perimet jeshile.Ja një listë e ushqimeve që ju bëjnë të plakeni më shpejt:

Mishi

Të skuqurat

Djathërat

Brumërat

Ushqimet e ngrira

Prodhimet e grurit

Këto ushqime vërtet janë të shijshme gjatë kohës që jeni duke i ngrënë, por më pas kanë pasoja negative në lëkurën tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale