Ja cilat vitamina ndihmojnë në rritjen e hormonit estrogjen

21:10 | 2 Qershor 2016
Arbresh.info

Estrogjeni është një hormon që ndihmon zhvillimin, maturimin dhe funksionimin e sistemit riprodhues të femrës.

Vezoret prodhojnë pjesën më të madhe të estrogjenit, ndërsa pjesa tjetër prodhohet nga gjëndrat në veshka. Mungesa e këtij hormoni mund të çojë në osteoporozë, ndërsa sasia e tepruar e këtij hormone mund të dërgojë drejt probleme të peshës dhe kancerit, shkruan arbresh.info.

Hormoni estrogjen rregullon ciklin menstrual dhe ndihmon në sistemin riprodhues. Ky hormone ka rëndësi të madhe edhe për lëkurën, trurin, flokët dhe eshtrat.

Ushqimet që ndihmojnë në rritjen e hormonit estrogjen janë mollët, lajthitë dhe bajamet.

Burime tjera natyrore që ndikojnë në rritjen e estrogjenit janë qumështi, mishi, domatet, karota, vaji i ullirit, gruri, tërshëra dhe elbi, transmeton arbresh.info.

Ndërkaq, marrja e vitaminë B-6, B-12, acidi folik, vitamina D, vitamina A dhe vitamina C janë të rekomanduara për ruajtjen e nivelit të estrogjenit.

Përveç këtyre vitaminave, mund të ju ndihmojnë edhe çaji nga ginsegu.

Edhe pse hormone estrogjen është thelbësor, niveli i tepër i tij mund të shkaktojnë jo-balancë hormonale që mund të dëgjojnë në probleme shëndetësore si migrena, depresioni, shtimi në peshë, qimet e fytyrës, pagjumësia dhe puçrra fytyre.

Ushqimet që ulin nivelet e estrogjenit janë orizi i bardhë, brokoli, lakra, qepa dhe misri.

Gratë me nivel të ulët të estrogjenit mund të vuajnë nga osteoporoza, e cila është humbja e densitetit të kockave, presionin e ulët të gjakut, depresion, lëkurë të thatë, rritje të nivelit të kolesterolit dhe sëmundjet e zemrës.

Mosbalancimi i estrogjenit ndikon negativisht në shëndetin e një gruaje. Alkooli dhe kafja ndikojnë negativisht në funksionimin e estrogjenit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale