Dihet se kafja njollos dhëmbët dhe aciditeti i saj mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve.
Megjithatë, stomatologët japin përgjigjje duke thënë se kur është më mirë t’i lani dhëmbët, para apo kafesë?
Përgjigjja e tyre është që dhëmbët të lahet para pirjes së kafesë dhe pse është kështu, ata japin edhe një sqarim, transmeton portal arbresh.info
Larja e dhëmbëve para se të pini kafe largon pllakat dhe parandalon grumbullimin e njollave, thotë dentistja Dr. Christina Miners.
“Aciditeti i krijuar nga pirja e kafesë do të dobësojë smaltin e dhëmbëve, i cili mbron ato nga dëmtimet fizike dhe kimike”, tha ajo.
Doktoresha Meiners shprehet se duke i larë dhëmbët pas pirjes së kafesë, në i fërkojmë ato me acid, e cila mund të shkaktojë dëmë më pas dhe t’i bëjë ata më të ndjeshëm.
“Nëse kjo ju ndodh herë pas here, mos u frikësoni. Por, nëse e bëni shpesh, do të konsumoni smaltin e dhëmbëve”, shtoi dentisti Dr Siama Muhammad.
Nëse thjesht nuk mund ta imagjinoni të mos i lani dhëmbët pas kafesë së parë, dentistët ju këshillojnë të prisni të paktën 30 minuta para se ta bëni këtë.
Përndryshe, ju mund të përtypni çamçakëz pa sheqer për të stimuluar prodhimin e pështymës, faktorin natyror mbrojtës të zgavrës suaj me gojë./arbresh.info/
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...