Kohët e fundit ekspertët e mjekësisë kanë paralajmëruar që uji po të pihet në sasi të mëdha mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin.
Një grua ka rrezikuar jetën pasi ka marrë doza të mëdha uji në ditë.
59-vjeçarja vuante nga infeksionet e traktit urinar dhe një mjek i kishte rekomanduar që të pinte sa më shumë ujë (më saktë, 1 gotë ujë çdo 30 minuta).
Kjo këshillë e mjekut kishte bërë që gruaja të përfundonte në gjendje të rëndë në spital.
Pas trajtimit, gruaja u diagnostikua me hiponatremi akute, që shkaktohet nga nivelet e ulëta të kripës në gjak. Këto nivele ulen nëse pihet shumë ujë në një periudhë të shkurtër kohe. Simptomat përfshijnë të përziera, të vjella dhe dhimbje koke.
Në raste më të rënda, mund të ënjtjet truri dhe shkaktohet konfuzion, kriza, komë deri në vdekje.
Mjekët tregojnë se gruaja kishte shkuar në urgjencë në gjendje shumë të rëndë, duke u dridhur. Nuk ishte në gjendje as të fliste./albeu.com/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A