Dy gota verë mund të kalojnë kufirin ditor të sheqerit, paralajmërojnë ekspertët.
Pija gjithashtu është e mbushur me kalori dhe në disa raste dy gota verë përmbajnë më shumë kalori sesa një hamburger, transmeton portal arbresh.info
Alcohol Health Alliance UK (AHA) tha se etiketimi i produkteve në pijet alkoolike ishte “mjerisht i pamjaftueshëm” pasi publikoi analiza të reja mbi verërat e njohura.
Sipas ekspertëve, verërat që përmbanin sasi të lartë të sheqerit kishin më pas sasi të alkoolit.
Sipas raportit, për shkak të përmbajtjes që shfaqet në etiketa, konsumatorët mund të zgjedhin verën me sasi më të ulët të sheqerit, por padashur mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak në bazë ditore.
Aleanca, e cila përfaqëson më shumë se 60 organizata shëndetësore, tha se ka një variacion të gjerë të sheqerit dhe kalorive në verëra të ndryshme, por ata thanë se me këtë informacion që mungon në shumicën e etiketave, konsumatorët “mbahen në errësirë” mbi atë që pinë, shkruan itv.
Raporti tha se vetëm dy gota të mesme të verërave më kalori të analizuara përmbajnë më shumë kalori sesa një hamburger McDonald’s.
Verërat me përmbajtje të lartë kalori gjithashtu priren të jenë pije më të forta, ndërkaq studimi gjeti se përmbajtja e kalorive u shfaq vetëm në 20% të etiketave të ekzaminuara./arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...