Nëse dëgjoni zëra që në fakt nuk ekzistojnë, ndoshta pini shumë kafe- thonë ekspertët. Pesë filxhanë kafe në ditë mund të luajnë me aparatin tuaj të dëgjimit.
Gjatë një eksperimenti ku janë përfshirë 92 vullnetarë, shkencëtarët kanë lëshuar një zhurmë të njëtrajtshme, ndërsa shumica e pjesëmarrësve në studim që kishin pirë shumë kafe kanë deklaruar se kanë dëgjuar këngë, edhe pse atyre nuk u i ishin lëshuar ato, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit pohojnë se kafeina është ‘droga psikoaktive’ që përdoret më së shpeshti.
“Gjatë eksperimentit u kemi thënë se në pjesë të caktuara të sinjalit kemi vënë segment të një kënge, dhe nëse e dëgjojnë, është kërkuar të shtypin butonin. Mirëpo në zhurmën e bardhë asnjëherë nuk e kemi lëshuar këngën. Është interesante se të shqetësuarit dhe ata që kishin pirë shumë kafe kanë menduar se e dëgjojnë këngën”, ka thënë profesori Simon Crowe nga Universiteti La Trobe në Melbourne.
Kombinimi i kafeinës dhe stresit ndikon në mundësinë që personi të ketë simptoma të ngjashme me psikozën, ka shtuar profesori.
Për të ardhur deri te ky efekt duhet pirë së paku pesë filxhanë kafe.
Sipas Crowe, duhet pasur në mendje se kafja është një formë droge, prandaj nuk duhet tepruar me konsumimin e saj.
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...