Hulumtimet e fundit kanë treguar se meshkujt e gjatë përfitojnë më shumë në jetën profesionale (duke bërë më shumë para) dhe në dhomën e fjetjes (duke bërë më shumë seks).
Por, si ndikon gjatësia në trupin tuaj?
Sipas një artikulli në revistën The Lancet: Diabetes & Endocrinology, të qenit më i gjatë e redukton rrezikun e të vdekurit nga sëmundjet e zemrës për rreth 6%, transmeton portali arbresh.info
Një mashkull i gjatë 177 centimetra ka rrezik shumë më të ulët sesa shokët e tij të cilët janë 170 centimetra të gjatë.

Arsye për këtë mund të jetë se personat e gjatë kanë mushkëri më të fuqishme dhe enë më të mëdha të gjakut. Kjo ndihmon në parandalimit e ndërtimit të pllakave të cilat janë përgjegjëse për sëmundjet dhe sulmet e zemrës.
Sidoqoftë, kjo e ka edhe anën e keqe: përderisa të qenit i gjatë e redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ajo njëkohësisht e rritë rrezikun e kancerit për 4% gjithmonë duke iu referuar artikullit në revistën The Lancet. /arbresh.info/
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme
Prokuroria kërkon të kthehet në rigjykim rasti i Bedri Krasn...
Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon nda...