Gripi i shpendëve ka risk të ulët për shëndetin e njerëzve. Instituti i shëndetit publik thotë se ky virus nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.
“Në fakt ky lloj virusi H5N8 përben rrezik të ulet për njerëzit. Deri tani janë identifikuar vetëm tre persona në rusi që kane qenë me forma të lehta gripi.
Shenjat kanë qenë fare të lehta me rrufë me temperaturë me pak kollë por jo forma të rënda. Ky nuk transmetohet nga shpendët tek njeriu dhe nuk ka raste te transmetimit nga njeriu tek njeriu”.
Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se nuk ka rrezik konsumimi i produkteve të shpendëve, rëndësi duhet t’i kushtohet gatimit.
“Të gjitha produktet mund të përdoren vetëm të gatuhen sipas rregullave nuk përben rrezik për njerëzit”. Virusi i gripit të shpendëve i njohur si H5N8 po qarkullon prej kohësh në disa vende europiane dhe në rajon.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim